foto-cover Slider-1 Slider-2 Slider-3 Slider-4

Në kuadër të promovimit dhe nxitjes së klimës së biznesit në nivel vendor, një funksion ky i ri i qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë ka shpallur më datën 7.11.2016 njoftimin për mbështetjen me grante individuale të biznesit social rinor në kuadër të projektit për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit të miratuar me Vendim te Komisionit të Ndihmës Shtetërore Nr 68 datë 25.10.2016 dhe V.K.B nr 58 datë 30.12.2015 për “Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018 . Buxheti ne dispozicion te 40 granteve do te jete 20.000.000 leke te reja, ku 50% do të jene grante per biznese sociale dhe 50% per orientimin e te rinjve drejt nje profesioni. 

Ndërhyrja jonë do të përfshijë monitorimin e procesit të grantimit nëpërmjet teknikave te organizates dhe mjeteve ligjore në dispozicion, element kyc i rëndësishëm për transparencën e vendimmarrjes se bashkisë Tiranë, monitorimin e zbatimit të granteve dhe ecurinë e tyre ekonomike dhe sociale si dhe advokim të vazhdueshem në funksion të promovimit dhe përmirësimit të këtij procesi dhe angazhimit të aktorëve publik që ndikojnë në këtë vendimmarrje.

Qëllimi i ketij projekti eshte stimulimi i një procesi transparent, të qëndrueshëm dhe të drejtë gjatë procesit të përzgjedhjes dhe zbatimit të granteve të nxitjes së punësimit nëpërmjet monitorimit dhe rekomandimeve.

Objektivat: 

1. Monitorimi i procesit të përzgjedhjes dhe te zhvillimit të 40 bizneseve sociale rinore duke përfshirë të gjithe individët fitues.

2. Advokimi nëpërmjet medias, tryezave me anëtarë të bordit rinor dhe këshillit bashkiak dhe publikimi i një raporti në funksion të përmirësimit të transparencës së programit të bashkisë.

  • Leviz Albania
  • University of Tirana
  • EDS Foundation
  • ESN
  • FES
  • Pilot-AL
  • Startup Weekend
  • Unique Junior Enterprise
  • Dajti-n-Fest

Connect with us

Photo Gallery

  • 1.jpg
  • 4.jpg
  • 3.jpg
  • 7.jpg
  • 5.jpg
  • 6.jpg
  • 2.jpg

Newsletter

Get in touch

European Youth Association - EYA
Rr. Luigj Gurakuqi , P.89, Shk.A, K.9,
Tirana, ALBANIA
Mob: +355 66 23 23 900